Raketa izraelite kanë goditur kryeqytetin e Jemenit, Sana, të dielën në një kundërpërgjigje për sulmet e Huthëve ndaj Izraelit. Një zyrtar huth ka thënë se sulmi ka lënë gjashtë të vdekur dhe ka plagosur 86 të tjerë.
Ushtria e Izraelit ka thënë se në shënjestër ishte një kompleks ushtarak që përfshinte Pallatin Presidencial, dy centrale energjetike dhe një depo karburantesh.