Objekti kryesor për pasurimin e uraniumit në Nantaz, në Iranin qendror, ka pësuar dëme të konsiderueshme nga sulmet ajrore izraelite, ka deklaruar zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjeneral brigade Effie Defrin.

Gjatë një informimi virtual për gazetarët, Defrin bëri të ditur se ushtria izraelite po vepron sipas një plani sulmesh të përshkallëzuara dhe se operacioni mund të zgjasë, duke lënë të kuptohet se mund të ketë edhe sulme të tjera në vijim.

Mbrëmjen e së enjtes, Izraeli nisi sulme të njëpasnjëshme ndaj Iranit. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, në sulm u përdoren rreth 200 aeroplanë ushtarakë.