14 persona janë vrarë dhe 44 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me dronë dhe raketa të kryera nga Rusia ndaj Kievit, thanë zyrtarët ukrainas më 17 qershor.
Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, theksoi se nëntë persona janë plagosur në qarkun Sviatoshinski dhe 11 të tjerë në Solomianski.
Sipas tij, gjashtë persona janë hospitalizuar, ndërkaq edhe dy qarqe të tjera janë përballur me shpërthime të zjarreve pas sulmeve.
Ndërkohë njësitë ruse të mbrojtjes ajrore njoftuan se kanë shkatërruar 147 dronë ukrainas gjatë natës.