Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se protestat në Tiranë, “janë të financiara nga krimi i organizuar” dhe “paratë e ardhura nga jashtë”.

“Në duart e policisë së shtetit janë edhe pjesëmarrësit apo më saktë një pjesë e pjesëmarrësve në këtë dhunë të financuar nga krimi i organizuar dhe nga forca të huaja, nga paratë e ardhura nga jashtë. Pa dyshim, qershia mbi tortë është Partia Demokratike e cila dje mori edhe autorësinë e dhunës tek Ministria e Arsimit”, tha i pari i Qeverisë shqiptare në një video-adresim.

“Këta nuk janë studentët. Dhe tani është koha dit pas dite, rast pas rasti, që kjo fjali të mbështetet nga fakte, nga dokumente”, shton.

Protesta e studentëve në Tiranë ka hyrë në ditën e 11-të këtë të premte.

Kërkesë kryesore është dorëheqja e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama.