Një njeri i armatosur me një armë të gjatë të zjarrit ka gjuajtur me breshëri një ndërtesë në zemër të New Yorkut, duke vrarë katër pak çaste pasi e qëlloi edhe vetveten.
Sulmuesi, një 27-vjeçar me emrin Shane Tamura nga Las Vegasi, hyri në një zyrë ne Rrugën e Parkut të Manhatan dhe qëlloi në koridor, ndërsa më pas hypi në ashensor dhe vazhdoi sulmin në katin e 33-të.
Ndër të vrarë ishte edhe një efektiv i policisë së qytetit të New Yorkut, i cili po ruante ndërtesën. Ndërkaq, identiteti i të vrarëve tjerë nuk është konfirmuar ende.
Policia ka thënë së ai ka udhëtuar nga Las Vegasi dhe dyshohet se ka probleme mendore, por që po hetohet për motivet e sulmit.