Shërbimet emergjente të Izraelit kanë thënë se katër njerëz janë vrarë dhe shumë të tjerë janë lënduar në një sulm në Jeruzalem.

“Në ora 10:13 të paradites, janë pranuar raportime… rreth 15 të lënduar nga një sulm me armë, në kryqëzimin e Ramotit në rrugën Yigal Yadin të Jerusalemit”, thuhet në një deklarim të agjencisë së emergjencave Magen David Adom.

Sipas policisë, dy sulmuesit janë neutralizuar pak kohë pasi sulmi filloi.

Media lokale raportojnë se dy sulmuesit kanë hyrë në një autobus dhe më pas kanë hapur zjarr.