Dhjetë persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi rus me dronë dhe raketa, që goditi një bllok të një ndërtese banesore në perëndim të qytetit ukrainas, Ternopil, siç kanë bërë me dije zyrtarë ukrainas këtë të mërkurë.

Dyzet persona të tjerë janë lënduar rëndë gjatë këtij sulmi, i cili targetoi energjinë dhe infrastrukturën e transportit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në një numër rajonesh.

Katet e larta të ndërtesës janë shkatërruar plotësisht.

Rusia ka lëshuar më shumë se 470 dronë dhe 48 raketa në sulmin gjatë natës, kanë thënë zyrtarët. Polonia, shtet anëtar në perëndim të Ukrainës, ka mbyllur përkohësisht aeroportet Rzeszow dhe Lublin në juglindje të vendit.