Ekipi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” është sulmuar me armë zjarri gjatë inspektimeve për lidhje ilegale të ujit në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.
Lajmin për VOX Kosova e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Preteni njoftoi se Prokuroria është duke e trajtuar rastin. “Personi në fjalë dyshohet për disa vepra penale, përkatësisht ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘Mbajtje e paautorizuar e armës dhe përdorim i armës’”.
Ai theksoi se organet e rendit dhe Prokuroria janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.









