Gazetari Burim Pacolli është sulmuar fizikisht nga reperi Gramos Krasniqi, i njohur si “Mossi” dhe disa persona të tjerë.

Sulmi ka ndodhur për shkak të disa analizave që gazetari i “Nacionales” i ka bërë këngëve të Mossit.

Pacolli është sulmuar fizikisht te rrethi i “Interex”-it në Prishtinë, derisa po kryente shërbimet personale bankare.

Rasti është lajmëruar tek organet e rendit.