Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar emërimet e zëvendësministrave edhe pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. Ai, të premten, ka emëruar Enver Dugollin si zëvendësministër të të parë të Punëve të Brendshme.
Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Kryeministrit. Aty theksohet se Kurti e ka uruar Dugollin për detyrën e re dhe “i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”.
Emërimi i Dugollit vjen ndonëse Qeveria e Kurtit është në detyrë dhe ende nuk është formuar Qeveria e re pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
Pasi që Kuvendi u shpërnda për shkak të moszgjedhjes së Presidentit dhe Qeveria mbeti në detyrë, Kurti ka emëruar disa zëvendësministra.
Dugolli ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, por nuk arriti që t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur ligjvënës.









