Telekom Serbija ka njoftuar për rritjen e numrit të klientëve në Kosovë, teksa drejtori i saj, Vladimir Luçiç, ka paralajmëruar ndërtimin e edhe dy objekteve të reja në Kosovë.
Në fillim të gushtit, Luçiç për KosovoOnline mediumin serb ne Kosove deklaroi se kompania ka afro 250 punonjës në Kosovë dhe rreth 30 mijë klientë, duke thënë se synimi është zgjerimi i mëtejmë i pranisë së saj.
Ai njoftoi se kompania do të ndërtojë dy objekte të reja në Kosovë, përkatësisht në Partesh dhe Pasjan, të cilat do të shërbejnë si pika shitjeje dhe objekte për rrjetin e telekomunikacionit, përderisa kanë paralajmëruar edhe ndërtimin e objekteve të tjera në lokacione të ndryshme në Kosovë.
“Do të ndërtojmë gjashtë objekte. Fillojmë nga Parteshi, ku do të ndërtojmë dy objekte të tilla, që në fakt janë kombinim i një pike shitjeje me një objekt telekomunikacioni. Ne tashmë kemi ndërtuar objekte të reja biznesi në Mitrovicën e Veriut dhe në Graçanicë, ndërsa tani do të paralajmëroj ndërtimin e dy objekteve të tjera, edhe më moderne”, ka deklaruar Luçiç.
Luçiç nuk e ka lënë viktimizim anash, duke e përmendur Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke u ankuar për pengimin e veprimtarisë së kompanisë.
Por sipas tij megjithatë, ata po e vazhdojnë punën në Kosovë.









