Pas refuzimit të emërimit të Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe zgjedhjes së Zejnulla Gashit në këtë post, pasuan edhe ndryshime të tjera në sistemin prokurorial, përfshirë largimin e Isufajt nga pozita e drejtuesit të Prokurorisë Speciale.

Ndërkohë, rruga është hapur edhe për pranimin e prokurorëve të rinj.

Mbi 300 kandidatë iu nënshtruan testimit të shtunën në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ndërsa Sistemi Prokurorial njoftoi të dielën se 100 prej tyre kanë arritur ta kalojnë testin.

Lista e publikuar:

https://media.prokuroria-rks.org/uploads/2026/11/17359321-22e3-4929-a110-8695b4bbf62b_Njoftim%20-%20Lista%20e%20kandidateve%20te%20cilet%20kaluan%20testin%20kualifikues.pdf?fbclid=IwY2xjawVeYqBleHRuA2FlbQIxMABwZG9mBWJyaWQRMVBmV2d5TWhWd0ZKM0tnclBzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEfRX2eEOhrEmfwks3uFpFmU2IlyVSFav8tQtyCHrF1d-qv7RyIqZR7yK7hwN0_aem_V8zpZCA40s0gzafZJzHUGQ