STANDARDET E DYFISHTA Në Evropë për rend e ligj, në Kosovë për ministra me aktakuza, të paprekshëm e kundër drejtësisë

Pyetjet bazike në këtë rast për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë dhe ëndërrojnë një sistem evropian, apo për të gjithë ata që jetojnë në Evropë dhe votojnë në Kosovë, janë: A besoni në drejtësi, apo në paprekshmëri? Në përgjegjësi, apo në sulme e justifikime? Në shtet, apo në individ e parti?

Është e habitshme që jo pak qytetarë të Kosovës, në veçanti ata që jetojnë në Gjermani, Zvicër, Britani të Madhe e vende të Skandinavisë, përkrahin ministren Rozeta Hajdari, kur asaj i ngritët aktakuzë për keqpërdorim me rezervat shtetërore, me dëm rreth 3 milionë euro për buxhetin e Kosovës.

Bëhet krejt standard normal që ministrja e pandehur nuk dorëhiqet nga pozita qeveritare pas aktakuzës, sulmon sistemin e drejtësisë, kandidon edhe për deputete dhe nuk paraqitet në seancën e parë gjyqësore me arsyetime krejt banale.

Për më tepër, përkrahin sulmet dhe refuzimin e kryeministrit që të shkojë si qytetar i barabartë në prokurori për të dhënë dëshmi.

Arsyeja pse ende shumë kosovarë jetojnë në Evropë është një jetë më e mirë — në një sistem me përgjegjësi më të lartë politike dhe ku ligji është mbi të gjithë.

E në një vend ku ligji funksionon, ku drejtësia respektohet dhe ku përgjegjësia politike ka peshë të madhe, dorëheqjet qeveritare në raste skandalesh, hetimesh e devijimesh të ndryshme janë standard që nuk ndryshon.

Dhe kur këto standarde respektohen, kur sistemi funksionon mbi bazën e ligjit të barabartë për të gjithë, ekonomia është më e fortë, arsimi më cilësor dhe shëndetësia më e mirë.

Në Suedi, në vitin 2006, dy ministre – ajo e Tregtisë, Maria Borelius, dhe ministrja e Kulturës, Cecilia Stego Chilo – dhanë dorëheqje vetëm pak ditë pas emërimit, pasi u raportua se ato nuk kishin paguar tatimet për dadot e fëmijëve të tyre dhe gjithashtu tarifën televizive.

Qeveria holandeze dha dorëheqje në vitin 2021 pasi u gjet se autoritetet kishin akuzuar gabimisht mbi 20 mijë familje se po mashtronin me shtesat për fëmijë.

Në vitin 2011, Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe, Liam Fox, dha dorëheqje pasi u zbulua se kishte marrë disa herë në takime zyrtare një mik të tij.

Annette Schavan, ministre e Arsimit në Gjermani, dha dorëheqje në vitin 2013 pas gjetjeve dhe raportimeve se ajo kishte bërë plagjiaturë në doktoraturën e saj.

Në Francë, François de Rugy dha dorëheqje në vitin 2019 nga posti i ministrit të Ekologjisë, pasi u raportua se në postin e tij të mëhershëm si kryetar i Parlamentit kishte shpenzuar shumë në darka luksoze zyrtare.

Imagjinoni pra, në një nga këto vende, nëse një ministre me aktakuzë për 3 milionë euro dëm shtetit nuk jep dorëheqje, kandidon për deputete, nuk shkon në seancë, sulmon sistemin e drejtësisë dhe shefi i saj, kryeministri, nuk i përgjigjet drejtësisë dhe e sulmon atë?

Pyetjet bazike në këtë rast për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë dhe ëndërrojnë një sistem evropian, apo për të gjithë ata që jetojnë në Evropë dhe votojnë në Kosovë, janë:

A besoni në drejtësi, apo në paprekshmëri? Në përgjegjësi, apo në sulme e justifikime? Në shtet, apo në individ e parti?

Zgjedhja është e juaja.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani