Nga e mërkura e 18 shkurtit, Naser Arifi do të shërbejë si këshilltar i Ministres së re të Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Dikur pjesë e LDK-së, e më pas militant i partisë GUXO, emri i Naser Arifit nuk është i panjohur për organet e drejtësisë.

Ishte pranvera e vitit 2013, kur në tentativë për ta frikësuar atë kohë kryeministrin Hashim Thaçi, ai lajmëronte rrejshëm në polici se ishte vendosur një bombë në vendin ku atëherë kryetari i PDK-së po mbante takim me veteranët e UÇK-së.

Sipas aktakuzës, Arifi, pasi kishte telefonuar policinë dhe kishte realizuar kallëzimin e rrejshëm, kishte shkuar në vendin ku Thaçi do të mbante takim për ta parë se sa kishte pasur efekt veprimi i tij.

Për të gjitha këto veprime, ai ishte dënuar me gjobë nga Gjykata.

VOX Kosovës, Arifi ia mbylli posa kuptoi se thirrja i erdhi nga gazetarët.

I njëjti qëndroi krah Donika Gërvallës edhe gjatë kohës sa kjo shërbeu si Ministre e Jashtme.

Por paraprakisht, Arifi shërbeu si truprojë e presidentes Vjosa Osmani për tre vjet me radhë, siç e konfirmon ky postim i tij në shtator të vitit të kaluar.

Nga kallëzimi i rrejshëm dhe dënimet gjyqësore tek këshillat institucionale e pozita të larta shtetërore, një lidhje e shkurtër e ngritjes profesionale, tanimë e dëshmuar me pushtetin në Kosovë.