S’SHKOI NË SEANCË Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë nga Gjykata

Hajdari ka thënë se nuk ka marrë ftesë nga gjykata për t’u paraqitur në seancën në lidhje me rezervat shtetërore.

S’SHKOI NË SEANCË Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë nga Gjykata

Rozeta Hajdari

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar në lidhje me mungesën e saj në seancën e parë në rastin e rezervave shtetërore, duke thënë se nuk ka marrë thirrje nga gjykata.

“Për seancën e sotme gjyqësore, lidhur me çështjen e rezervave shtetërore të mallrave, ju njoftoj se, unë nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës!”, shkroi Hajdari në Facebook.

Në momentin që e pranon thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, ajo theksoi se “do të paraqitem në seancë gjyqësore!”.

Hajdari, e cila tani është kandidate për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, dy zyrtarët e ministrisë – Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara – si dhe një biznesmen i afërt me pushtetin, Ridvan Muharremi, i njohur si Ridi, akuzohen se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 3 milionë euro.

Kur aktakuza iu ngrit nga Prokuroria, Hajdari doli e foli duke akuzuar me emra prokurorët se kanë bërë gjoja përndjekje politike ndaj saj. Ajo edhe i akuzoi se kanë shkelur ligjet për sekret shtetëror.

Vendimin për shmangie të procedurave tenderuese për blerjen e rezervave shtetërore Hajdari e kishte marrë nga shefi i saj, Albin Kurti, i cili pasi ka refuzuar të flasë para prokurorisë pas disa ftesave për këtë aferë, është propozuar të thirret gjatë procesit shqyrtues.

Në një postim në Facebook, të martën, Hajdari publikoi një fotografi me Kurtin, me falënderimet për të për përkrahjen që ia ka dhënë.

Kur kishte dalë në pah afera e rezervave shtetërore, Kurti i kishte dalë në mbrojtje publikisht Hajdarit.

Ai, ndër të tjera, kishte theksuar se “kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj”.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani