Derisa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, po e pyeste Kryeministrin Albin Kurti, në lidhje me doracakët për edukimin seksual, ky i fundit ironizoi me të.

“Kryeministër në paradat, në të cilat keni marrë pjesë, njëra ndër diskutimet tuaja ka qenë pikërisht edhe kjo që po e flas unë domethënë ku i informoni se tash e tutje fëmijët kanë me mësu për këto orientime seksuale”, i tha Rrahmani Kurtit në Kuvend.

Por, në përgjigjen e tij, Kurti tentoi që ta denigrojë deputetin Rrahmani.

“Folët edhe për çështjen e doracakut për edukimin seksual, i cili ka qenë i dedikuar për mësimdhënësit e Republikës dhe në atë video që ju e adresoni absolutisht ajo ka qenë një video e shfajësimit gjatë fushatës. Mirëpo, ajo çka ka ndodhur gjatë asaj periudhe është që mbi 2 mijë mësimdhënës janë trajnu dhe ata janë sot mësimdhënës dhe në atë trajnim është shpjegu që ata duhet t’i tregojnë edhe përvojat e tyre seksuale te fëmijët”, tha Kurti.

“Deputeti Rrahmani të arriturat për arsim i gjeni në faqen 20 dhe 21 të kësaj përmbledhje të cilën e kam publikuar dje. Këtu ka shumë gjëra, por unë po e kuptoj edhe një herë po e ritheksoj që nuk e mirëkuptoj që ju e risjellni edhe një variant tjetër të së njëjtës temë, gjithmonë seksi, gjinia, orientimi seksual, provoni ndoshta t’i mbani mendët diku tjetër se mbase ndihmon”, shtoi ai.

Edhe në disa raste të tjera, kur deputeti Rrahmani e ka pyetur Kurtin, ndër të tjera edhe për Projektligjin për Kodin Civil, përkatësisht për nenin ku flitet për martesat e të njëjtit seks, Kurti ka tentuar që të ironizojë me të.