Prokuroria Speciale ka njoftuar se polici i cili u arrestua sot për spiunazh, Bojan Jevtiq, është ndaluar për 48 orë.
“Hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë kanë rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e të pandehurit për 48 orë”, njoftoi Prokuroria.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë që është aksion shumë i rëndësishëm dhe që e rrit sigurinë.