Michael Durke, një ish këshilltar i Wesley Clark  në NATO po vazhdon dëshminë e tij në Hagë dhe teksa është marrë në pyetje nga prokuroria, ai ka konfirmuar se grupe paramilitare dhe bashkëpunëtorë të Serbisë ishin ende prezent në Kosovë edhe pas hyrjes së KFOR-it në Kosovë.

Prokurorja e pyeti nëse ishte në dijeni për një deklaratë të Hashim Thaçit në vitin 1999 për grupet paramilitare serbe në Kosovë.

“A jeni në dijeni se Hashim Thaçi ngriti si çështje se në Kosovë kishte ende grupe paramilitare serbe në Kosovë?”, pyeti ajo.

Durke u përgjigj se kishin informacione për këtë.

“Ky ishte një shqetësim i vazhdueshëm. E dinim ekzistencën e grupeve paramilitare që vepronin në Kosovë dhe kishte ende njerëz që spiunonin e punonin për Ministrinë e Brendshme Serbe”, tha.