Seanca për nisjen e gjykimit të Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për veprën penale spiunazh, është anuluar për shkak të mungesës së avokatit të Shabanit, Besnik Berisha.
Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, ka thënë se arsyeja e mosparaqitjes së Berishës është angazhimi i tij në një rast të vrasjes së rëndë në Gjykatën Themelore në Gjakovë.
Shabani dhe Qerimi ishin deklaruar të pafajshëm në lidhje me akuzat për spiunazh në seancën fillestare.
Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë Shabanit dhe Qerimit, nën dyshimin se e kanë kryer veprën penale të spiunazhit.