Me 6 vjet burgim është dënuar ish-zyrtarja e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Jelena Gjukanoviç nga Gjykata Themelore në Prishtinë për spiunazh.
Gjukanoviç ishte prezente në senacë kur iu shqiptua dënimi.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, si zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë ajo ka përcjellur informacione për agjentin rezident të agjencisë serbe të inteligjencës, Aleksandër Vlajiç, të cilat më pas janë transmetuar te zyrtarët e lartë të BIA-s në Beograd.
Gjukanoviç ishte arrestuar më 28 shkurt të vitit 2025, ndërsa në shtator iu ishte ngritur aktakuzë.








