Specialja si Banka Salih Mustafës i caktohen 8% normë interesi për pagesën e 207 mijë eurove

Për çdo vit që vonon pagesën prej 207 mijë eurosh për viktimat, Salih Mustafa do të duhet të paguajë normën e interesit prej 8 për qind. Vendimi i fundit i Speciales ia rëndon atij barrën financiare.

Specialja si Banka Salih Mustafës i caktohen 8% normë interesi për pagesën e 207 mijë eurove

207 mijë euro është shuma që Gjykata Speciale kishte obliguar Salih Mustafën të paguante si formë kompensimi ndaj tetë viktimave në rastin e tij.

Vendimi i prillit të 2023-ës është modifikuar në atë formë që “Cali” tani do të duhet të paguajë më shumë se aq.

Në një verdikt të ri të marrë në Hagë të cilin e ka parë Vox Kosova, bëhet me dije se ish-komandoja e njësitit BIA të UÇK-së këto para do t’i paguajë me normë interesi.

Për një vit vonesë, norma e interesit do të jetë 8%.

“Salih Mustafa nuk i ka përmbushur detyrimet e tij sipas Urdhrit të Dëmshpërblimit; informohet Salih Mustafa se një normë interesi prej tetë përqind (8%) në vit do të fillojë të llogaritet për pjesën e Urdhrit të Dëmshpërblimit që ende nuk është ekzekutuar që nga data në të cilën i njoftohet ky vendim; dhe urdhëron Regjistruesin që t’i paraqesë Gjyqtarit të Vetëm, duke filluar një (1) vit nga data kur ky vendim i njoftohet Salih Mustafës dhe çdo vit më pas në të njëjtën datë, në mënyrë konfidenciale nëse është e nevojshme, një raport vjetor që tregon, për secilën viktimë, (i) shumën e mbetur që duhet paguar nga Salih Mustafa”, thuhet në vendimin e gjyqtarit të vetëm në Hagë.

Për të arritur në këto konkludime, Gjykata Speciale kishte komunikuar me Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë.

Nga kjo e fundit ishte kërkuar shpjegim mbi praktikat gjyqësore që përdoren në Kosovë në rastet kur i dënuari duhet të paguajë dëmshpërblim.

“Së pari, në lidhje me normën e interesit që do të aplikohet në rastet e dhënies së dëmshpërblimeve për dëmet bazuar në një dënim penal të formës së prerë, Ministria e Drejtësisë e Kosovës pohon se: (i) ky aspekt nuk ishte i rregulluar nga Ligji i vitit 1978 për Marrëdhëniet Detyruese, por se gjykatat e Kosovës kishin vendosur për një normë interesi për vonesën në pagesë e cila u aplikua nga bankat e Kosovës për fondet pa një destinacion specifik të depozituara për një afat prej një viti, nga dita e lëshimit të vendimit të gjykatës deri në pagesën e plotë; dhe (ii) që nga hyrja në fuqi e Ligjit të Kosovës për Marrëdhëniet Detyruese më 20 dhjetor 2012, norma e interesit u vendos në tetë përqind (8%) në vit”, tha Ministria në përgjigjen e saj për Specialen.

Sqarimi i dhënë nga MD nuk i pëlqeu gjyqtarit vendimtar që megjithatë më pas mori vendim sipas praktikës që aplikohet në Kosovë.

Në aktgjykimin e parë të Speciales, Mustafa ishte dënuar me 26 vjet heqje lirie.

Apeli e më pas Supremja kishin ulur dënimin në 22 dhe përfundimisht në 15 vjet burg.

LAJME

PO ZHYTEN NË BORXHE Ministria e Bujqësisë s’po ua jep mijërave fermerëve subvencionet që i kanë fituar tash e sa muaj

NË PËRVJETORIN E PAVARËSISË Më 17 shkurt protestohet në mbrojtje të çlirimtarëve

POLICIA T’I OFROJË MBROJTJE AGK dënon kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

FAKT YOU

PO ZHYTEN NË BORXHE Ministria e Bujqësisë s’po ua jep mijërave fermerëve subvencionet që i kanë fituar tash e sa muaj

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

DHOMA SPECIALE

SPEKULATIVI Nga Specialja drejt GJPN-së: Gjyqtari i anshëm zviceran kërkon ngritje në drejtësinë ndërkombëtare

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani