Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një videoje të publikuar sot, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që t’i bashkohen Marshit për Lirinë.

Në video, Rama shfaqet së bashku me qytetarë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa ka theksuar se në Prishtinë mirëpriten të gjithë qytetarët që do t’i bashkohen marshit.

“Ju mirëpresim sot në ora 14:00 në të gjitha sheshet e Prishtinës për Marshin për Lirinë. Bashkohuni për me i mbrojt vlerat e UÇK-së, me i mbrojt heronjtë tanë. Mirësevini. Bashkë për vlerat e përbashkëta. Sot e gjithmonë ”, ka thënë Rama.

Marshi për Lirinë mbahet sot në Prishtinë, duke nisur në ora 14:00