Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se deri në ora 14:00, të dielën, dymbëdhjetë parti politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ndër këto parti janë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Këto parti politike janë PDK, LDK, Kosovaki Nevi Romani Partia, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Kosova Demokratik Türk Partisi; Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Socialdemokratska unija – SDU, Lista Serbe, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe Fjala”, ka thënë për VOX Kosova, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Afati për aplikim të partive politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje ka nisur më 24 nëntor dhe përfundon sot në orën 23:59.









