Shqiptarët në Vancouver të Kanadasë janë mbledhur në protestë, duke kundërshtuar vendimin skandaloz të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë ditës, shqiptarët kanë protestuar edhe në Trieste të Italisë, si dhe në Vjenë të Austrisë.
Dje ka pasur pamje nga protestat në Shtutgart, Mynih dhe Cyrih.
Ndërkaq, për të martën është paralajmëruar protestë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë, kanë vazhduar protestat edhe nëpër qytetet e Kosovës, me qendër në Prishtinë. Sonte është nata e pestë e protestës, e cila po vazhdon çdo natë në orën 21:00, kundër vendimit skandaloz të Gjykatës Speciale, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vite burgim.









