Michael Gahler, eurodeputet gjerman, e ka dënuar deklaratën fashiste të Ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, Snezana Paunoviç, duke thënë se pret që ajo të shkarkohet.

Deklarata të tilla, Gahler ka theksuar se nuk mund të injorohen.

“Deklarata të tilla nga ministra të një vendi kandidat nuk mund të injorohen: Më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviç deklaroi në një intervistë televizive se, po të kishte qenë në vendin e Millosheviç-it në vitin 1998, ‘do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët’. Pres që ajo të shkarkohet nga detyra!”, shkroi Ghaler në platformën X.

Për shkak të deklaratës fashiste, Ministrja serbe u shpall non-grata në Kosovë. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nënshkroi të martën vendimi ku i ndalohet përjetësisht Paunoviç-it hyrja në Kosovë.