Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka thënë se “nuk mund të komentoj me siguri” nëse lista e rrjedhur me informacione për mijëra mbështetës të forcave britanike në Afganistan ka rezultuar në eliminimin e tyre nga talebanët.
Megjithatë, Healey ka pohuar për BBC se është “pak e mundshme” që dalja e një emri në këto lista ta rrisë rrezikun për t’u targetuar nga talebanët.
Detaje për mbi 19 mijë afganë që kishin aplikuar për t’u kthyer në Britaninë e Madhe, pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit, ishin publikuar gabimisht në shkurt të vitit 2022 nga një zyrtar britanik.









