Kryeministri Kurti bëri të ditur se ende nuk ka emra konkretë për kandidat, por e cilësoi si lajm të mirë faktin që PDK-ja ka vendosur të propozojë kandidatin e saj, duke shtuar se kjo hap rrugë për një garë në javën e ardhshme.
Kurti tha se takimi është pjesë e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje që siguron pjesëmarrjen e 80 deputetëve për zgjedhjen e presidentit. Ai shtoi:
“Është në kuadër të përpjekjeve tona për të gjetur një zgjidhje e cila natyrisht siguron pjesëmarrjen e 80 deputetëve për zgjedhjen e presidentit, e për çfarë kemi vetëm edhe javën e ardhshme. E falënderoj për frymën konstruktive të takimit, që tashmë ngadalë por sigurt ka filluar që të bëhet normë e raporteve tona. Dhe natyrisht që edhe përtej kësaj sfide që kemi javën e ardhshme, është shpresëdhënëse për bashkëpunimin, bashkëveprimin ndërmjet qeverisë dhe opozitës në legjislaturën e dhjetë.”
Ai gjithashtu theksoi se në mungesë të marrëveshjes politike ose propozimit konsensual, do të ketë propozime partiake:
“Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kur s’ka mundësi për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake që do të merren vesh shpejt, por emrat e përveçëm, duket se shkoi edhe kjo e shtunë e fundit e ditës së fundit të muajit shkurt pa emra konkretë.”









