Bekë Berisha i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës i ka dhënë mbështetje kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, në balotazhin e 9 nëntorit, ku do të përballet me Hajrulla Çekun e Vetëvendosjes.
Lajmin e ka bërë publik Berisha përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook.
“Smart city. I like this guy (e pëlqej këtë djalë)”, thotë Berisha në videon e publikuar, ndërsa Rama e flaënderon.
“Faleminderit Beko, i grahim përpara”, thotë Rama në këtë video.
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, Rama i LDK-së doli i pari me 33.71 për qind, i ndjekur nga Çeku i VV-së me 33.21 për qind. I treti u rendit Uran Ismaili i PDK-së me 27.65 për qind të votave. Berisha i AAK-së doli i katërti me 3.12 për qind.








