Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se Asambleja Nacionale e Sllovenisë ka miratuar ligjin që mundëson njohjen e patentë-shoferëve të Republikës së Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Gërvalla e cilësoi vendimin si një lajm të rëndësishëm për qytetarët kosovarë dhe mërgatën që jeton e punon në Slloveni.

“Sot Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë miratoi ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë për qytetarët tanë dhe mërgatën në Slloveni. Urime”, shkroi ajo.