Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përjashtuar çdo modalitet në të cilin çështja e Presidentit do të votohet para Ligjit për Specialen. Në një konferencë për media, Hamza tha se ky Ligj nuk është vetëm i partisë së tij, por që për të njëjtin duhet të flasin të gjitha partitë.
“Asnjë favor nuk iu ka bë PDK-së. Po thotë s’ka ndërlidhje mes Presidentit dhe Ligjit. Por po mbivendoset çështja e Presidentit përmbi Ligjit. Radha për ne është e qartë. Kemi thanë Ligji në të dy leximet. Nëse keni dëgju që kam thënë ndryshe, kërkoj falje”, tha Hamza.
“Ligji do, kërkon drejtësi. Drejtësi për njerëzit të cilët janë në këtë proces. Drejtësi për Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin. Nuk janë ata atje për veprimet e pasluftës. Nuk janë atje si pjesëtarë ose udhëheqës të ndonjë subjekti politik. Janë përballë me akuza të tmerrshme që kanë qenë barrë e madhe për Kosovën. Asgjë nga ato akuza. As për trafikim organesh, as krime kundër njerëzimit. Jemi për mbikëqyrje, jo për ndërhyrje”, shton.
Hamza tha tutje se emri i Bekim Sejdiut si kandidat, është fryt i një marrëveshjeje jashtë partisë së tij.
“Nuk është marrëveshje me PDK-në. Është me një subjekt tjetër politik. Dhe kjo është të shesim mjegull. Ajo është marrëveshje me LDK-në. As nuk kam vërejtje personale ose politike me zotin Sejdiun. Ajo është marrëveshje jashtë tavolinës së PDK-së”, tha tutje ai.
“Po t’i kërkoj 10-11 deputetë. Atëherë edhe unë po t’i kërkoj ty 29. Sjellni në sallë. Qysh dojnë le të votojnë. Po nuk shkon kështu. Nëse dojnë me ba Ligjin, silli 29 deputetë në sallë, le të vojnë ndaq kundër, ndaq abstenim”, tha Hamza.
Kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i VV-së, Albin Kurti, tha se nëse PDK i jep gjysmën e deputetëve të vetë, atëherë ai bashkë me LDK-në do ta zgjedhin Bekim Sejdiun për President.









