Të gjendur në kaosin e pasluftës, nën një administrim ushtarak e civil nga NATO dhe OKB, liderët e Kosovës megjithatë gjenin kohë të tregonin unitet dhe bashkëpunim mes vete.

Ndonëse rivalë të mëdhenj politikë, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi kanë pasur momente bashkëpunimi. Një fotografi e takimit të tyre asokohe ishte shprehje e një mesazhi uniteti.

Në këtë fotografi, e gjetur në arkivat e Reuters, Rugova dhe Thaçi shihen në humor të mirë me njëri-tjetrin, ndërsa pranë tyre qëndron ish-Kryeadministratori i Kosovës, Bernard Kouchner.

Sipas Reuters, kjo foto është realizuar më 9 shtator 2000, gjatë një tubimi kundër dhunës etnike në Prishtinë.

Administratori i Kombeve të Bashkuara, Bernard Kouchner (majtas), ecën së bashku me liderët shqiptarë të Kosovës, Hashim Thaçi (në qendër) dhe Ibrahim Rugova (djathtas), përmes turmës gjatë një tubimi kundër dhunës etnike në Prishtinë, më 9 shtator 2000.

“Tubimi kundër dhunës etnike në Kosovë u shndërrua të shtunën në një ngjarje elektorale, pasi mijëra njerëz parakaluan paqësisht nëpër Prishtinë duke brohoritur emrat e liderëve rivalë politikë. Bernard Kouchner e entuziazmoi turmën me një fjalim të fuqishëm në gjuhën shqipe duke bërë thirrje për tolerancë në një Kosovë të lirë”, shkruan Reuters.