Në fshatin Marinë të Skenderajt, janë gjetur mbetje të eshtrave, të cilat dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Aty bëhet me dije se mbetjet janë marrë nga ekipi i Institutit të Mjekësisë ligjore për ekzaminim.

“Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim”, thuhet në njoftimin e policisë.