Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj kandidaturës së Kujtim Shalës për nënkryetar të Kuvendit.

Kërçeli ka thënë se Shala ka deklaruar se është votuar për të mos bashkëpunuar me Albin Kurtin, ndërsa tash po kërkon votat e Vetëvendosjes për t’u bërë nënkryetar i Kuvendit.

“Tash po i kërkon votat e Lëvizjes për t’u bërë nënkryetar. Prej kujt po kërkon votë tash?! Ai që nuk ka votë madje as kundër Presidentit e as nuk rri në sallë?!”, ka shkruar Kërçeli.

Reagimi i tij vjen pas kandidimit të Shalës nga LDK-ja për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.