Prokuroria Speciale në Hagë kërkoi 180 vjet burgim për Hashim Thaçin Kadri Veselin Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Nga 45 vjet për secilin.

Por ky nuk është një përfundim i nxjerrë nga procesi veçse konfirmim se kjo gjykatë është krejtësisht e kurdisur dhe me motive të qarta për dënim.

Sepse ishte Prokurori Jack Smith projektuesi i kësaj aktakuze i cili veç një muaj pas arrestimit të krerëve të UÇK-së më 8 dhjetor 2020 në një takim me ambasadorët e BE-së kishte thënë se “Thaçi Veseli dhe të tjerët do të marrin dënim më burgim të përjetshëm nga Gjykata për krimet që kanë kryer”.

Pra pa filluar procesi fare.

Pa u prezantuar provat.

Pa u dëgjuar dëshmitarët.

Pa u dëgjuar argumentet e mbrojtjes.

Dhe pa u mbajtur asnjë seancë dënimi veçse ishte dhënë.

Dhe kur shpallen dënime të përjetshme pa nisur ende gjykimi më s’kemi këtu të bëjmë me drejtësi por me një skenar të mirëplanifikuar paraprakisht.

Është ky Jack Smith-i që tash pritet të futet vetë në burg për abuzim me drejtësinë dhe përndjekje politike të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Është e qartë gjithçka është një skenë teatër.

Një skenar i kurdisur qysh moti.

Kjo nënkupton se ky proces kundër krerëve të UÇK-së është thjesht formalitet provat janë të parëndësishme dhe vendimi është marrë që në start.

Kjo pra s’është drejtësi që gjykon por politikë që ekzekuton.

S’kërkohet e vërteta po mbështetja e narrativave të financuara paraprakisht.

Prandaj kjo gjykatë s’ka trohë besueshmërie në popull sepse në situatën kur dënimin e kemi të shpallur qysh më herët drejtësia është arratisur moti.