“S’kemi autoritet” Rrëzohet mocioni i krerëve të UÇK-së, mbesin në fuqi të gjitha akuzat

Paneli i Trupit Gjykues në Speciale ka marrë sot një vendim që nuk shkon aspak në favor të udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Mocioni i dërguar nga ta përmes avokatëve që në rast se pranohej do rrëzonte një numër të madh akuzash, është refuzuar nga gjyqtarët.

“S’kemi autoritet” Rrëzohet mocioni i krerëve të UÇK-së, mbesin në fuqi të gjitha akuzat

Trupi Gjykues në rastin kundër krerëve të UÇK-së ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës, duke lënë kështu në fuqi të gjitha akuzat.

Ekipet mbrojtëse me anë të një mocioni kishin kërkuar rrëzimin e akuzave në lidhje me periudhën e aktakuzës.

Konkretisht, sipas avokatëve në Kosovë nuk ka pasur konflikt pas qershorit 1999 dhe para fundit të majit të vitit 1998.

“Por, që provat janë shqyrtuar në lidhje me secilën prej pikave të aktakuzës. Në rastin në fjalë, mbrojtja në fakt kundërshton vetëm një prej aspekteve kryesore të provave të ZPS-së, dhe ka kërkuar që të rrëzojë atë që e përshkruan vetëm në lidhje me pyetjen e dy periudhave kohore që mbrojtja thotë që bie përtej, ose shkon përtej fushëveprimit të konfliktit të armatosur të pretenduar. ZPS-ja vlerëson se në Kosovë ka ekzistuar konflikt jondërkombëtar nga mars 1999 deri shtator 1999, mbrojtja parashtron se Prokuroria nuk ka vërtetuar që ka pasur konflikt përpara fundit të majit 1998, dhe qershorit 1999. Mbrojtja kërkon të rrëzojë akuzat për krimet që janë pretenduar të kryhen para fundit të majit 1998, dhe 20 qershorit 1999”, tha në fillim të seancës, gjyqtari i rastit, Charles Smith.

Duke shtjelluar çështjen e ngritur nga avokatët dhe Prokuroria, gjyqtari Smith tha se Paneli s’ka autoritet të rrëzojë pjesë të aktakuzës.

“Trupi gjykues nuk është bindur se ai ka autoritet për të rrëzuar pjesë të akuzave, ose materialeve pjesë të aktakuzës. Mbi këtë bazë trupi gjykues rrëzon mocionin në tërësinë e vetë, nuk shkon në themelësinë e argumenteve për periudhën sa i takon konfliktit të armatosur”, tha gjyqtari Smith.

Vendimi i sotëm do të kishte rëndësi jetike për vazhdimësinë e procesit në Hagë.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos