Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë që nuk do ta votojnë Qeverinë Konjufca. Ai ka vlerësuar se Glauk Konjufca duhet t’i kërkojë falje qytetarëve për kohën e humbur.
“Është vendim i Aleancës që votojmë kundër këtij mandatari, i cili nuk është shumë i qëndrueshëm, sepse nuk i ka paraqitur nënshkrimet. Mendoj që zotëri Konjufca duhet të iu kërkojë falje qytetarëve, që i ka vonuar edhe dy javë”, ka thënë Haradinaj.
Ai konsideron se zgjedhjet janë zgjidhja për situatën e krijuar. “Besoj se sot është dita e kthesës pra nga sot fillon me numëru koha ndryshe dhe unë besoj që shumë jam optimist që zgjedhjet do të jenë zgjidhja edhe nuk do të humbim kohë pa zgjedhje të ardhshme, pra do t’i kemi institucionet e Kosovës”.
“Po i vjen fundi gjithë kësaj situate të rëndë. Kemi humbur shumë muaj, shumë javë, shumë ditë të vlefshme për Kosovën dhe shumë mundësi”.









