Edhe në Teksas të Shteteve të Bashkuara kanë protestuar shqiptarët kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në protestë, kanë marrë pjesë qindra qytetarë.
“Jo në emrin tim”, “Liria ka emër”, “Liri për çlirimtarët”, kanë qenë disa nga parullat që janë parë në këtë protestë.
Që nga 16 shtatori, dita kur u shpall aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, qytetarët për çdo natë janë duke protestuar në Prishtinë.
Por, jo vetëm në Prishtinë.
Protesta kundër vendimit të Speciales janë organizuar gjithandej botës, nëpër vendet evropiane, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Australi.
Protestë gjithëpopullore është thirrur nga platforma “Liria ka Emër”, më 1 tetor, nga ora 16:00.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi me rreth një shekull burgim ish-krerët e UÇK-së.
Thaçi u dënua me 25 vjet, Krasniqi po ashtu me 25, Veseli me 18 dhe Selimi me 13.









