Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia që ai drejton nuk do të tentojë që të tentojë që ta krijojë Qeverinë, pas dështimit të Albin Kurtit, derisa shtoi se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme sa më shpejt.

“Nëse na fton nesër Presidentja, pyetja e saj do të jetë ‘a keni shumicë të re’, unë do t’i përgjigjem menjëherë që jo dhe nuk do të tentojmë ta bëjmë një shumicë të re, sepse një gjë e tillë nuk është e mundur”, tha Krasniqi.

“Tash është evidente, Albin Kurti jo se jo është ditur, por sot u vërtetu që s’ka shumicë, por edhe ne partitë tjera duke filluar nga PDK-ja si parti e dytë, nuk kemi shumicë që fatkeqësisht i bie që duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme sa më parë”, shtoi.