“Nuk është mirë me u zgërdhi”, i ka thënë anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, përfaqësuesve të shoqërisë civile, gjatë mbledhjes së KQZ-së të enjten, ku po diskutohej për certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

“Ka edhe përfaqësues të shoqërisë civile këtu që uroj që kësaj radhe janë në anën e drejtë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, edhe nuk është mirë me u zgërdhi, po është mirë me dëgju sepse me vetëdije apo pa vetëdije po dilni në mbrojtje të… vrasësve të policëve tanë vetëm për ca fonde që ua jep dikush”, tha Krasniqi.