Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka publikuar më 6 tetor një video me mbishkrimin “RTK siguron pamjet e momentit kur Policia e Kosovës sulmohet nga protestuesit në natën e 5 tetorit”.

Në video shihen protestuesit dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës në një hapësirë të ndarë, madje policët shihen duke lëvizur në drejtim të qytetarëve.

Në ato pamje, protestuesit hedhin mjete piroteknike, ndërsa Policia u hedh gazlotsjellës atyre.

RTK-ja këto pamje i ka paraqitur si momentin kur Policia e Kosovës sulmohet nga protestuesit gjatë protestës së 5 tetorit.

Në protestën e së hënës, disa protestues janë lënduar nga dhuna e Policisë.