A ju ka ndodhur të dëgjoni ndonjëherë që një Gjykatë të japë dënim me burgim për diçka që Prokuroria paraprakisht thotë se nuk po të akuzon fare?
Me shumë siguri se jo, deri më 16 shtator, kur Gjykata Speciale i dha dënim Kadri Veselit për diçka që paraprakisht Prokuroria kishte deklaruar se nuk e akuzon Veselin fare.
Nga anomalitë e shumta të vendimit dënues nga Trupi Gjykues, ku 81 vite burgim u shpërndan pa kurrfarë nevoje të provimit të fajit, ishte edhe rasti kur kryegjyqtari Charls Smith tha se Kadri Veseli dënohet, pos tjerash, edhe për përfshirje personale në krime.
Në pikën 91 të aktgjykimit, Smith tha se “Trupi Gjykues konstatoi se z. Veseli… mori pjesë personalisht në kryerjen e krimeve”.
Por, siç mund ta shihni në këtë “Version publik të redaktuar të përgjigjes së Prokurorisë ndaj parashtresave të Mbrojtjes së Kadri Veselit lidhur me rishikimin e paraburgimit”…
Me datën 17 qershor 2021, e nënshkruar nga Jack Smith, atëherë kreu i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në pikën 11 thuhet: “VESELI nuk akuzohet për kryerjen e krimeve si autor i drejtpërdrejtë”.
A po e kuptoni?
Pra, Prokuroria e kishte bërë qysh në fillim të qartë se për Kadri Veselin nuk ka akuzë e as rast ku ai përfshihet drejtpërdrejtë e personalisht, por ai thjesht po gjykohet për shkak të pozitës së tij në hierarkinë e UÇK-së.
Atëherë, ku e mori rastin Gjykata që e dënoi Veselin për “përfshirje personale”?
Gjykata gjykon mbi aktakuzën që e ka ndërtuar prokuroria.
Prokuroria po thotë se për Veselin s’ka rast të përfshirjes personale.
Atëherë, mbi çka po gjykon gjykata?
Mbi asgjë, pra.
Gjykata, siç po e shihni përmes këtij rasti që është shëmbëlltyrë e krejt aktgjykimit dënues, ka dënuar njerëz bazuar mbi bash asgjë hiç.
Është kjo padrejtësi që ka ngritur popullin e Kosovës në protestë.
Është ky lloj banaliteti të së keqes që ka krijuar frustrim tek qytetarët e Kosovës.
Dhe janë vendime si këto që i kanë bërë thjeshtë të papërbishme padrejtësitë Speciale të Gjykatës.









