“Hijenat ikën nga Malisheva, sepse po vjen luani”, ka shkruar Alban Krasniqi, përfaqësuesi i VV-së në KQZ, njëherësh bashkëshorti i Albulena Haxhiut, pak kohë pasi ka përfunduar tubimi i PDK-së në Malishevë, ku të pranishëm ishin Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, Bedri Hamza dhe përfaqësues të tjerë të PDK-së.

Të hënën, siç duket, tubim në Malishevë do të mbajë edhe Lëvizja Vetëvendosje, me pjesëmarrjen e Kryeministrit në detyre Albin Kurtit.

Referuar edhe statusit të Krasniqit, me “luanin”, siç kanë dëshirë t’i referohen, kreut të Vetëvendosjes, kjo nuk është hera e parë që Krasniqi, por edhe akterë të tjerë të Vetëvendosjes, përdorin gjuhë të tillë indirekte e direkte ndaj opozitës dhe sidomos figurave kyçe të luftës.