“NOA Energy Trade” dhe “Elektroprivreda Srbije” bashkëpunuan për manipulim të rritjes së çmimit të rrymës në Kosovë.

Kjo është zbuluar nga një raport i brendshëm i KOSTT-it në kuadër të hetimeve për energjetikën, ka raportuar Buletini Ekonomik.

NOA dhe kompania shtetërore serbe bashkëpunuan dhe manipuluan sistemin SEECAO për të ngritur kostot e bartjes së energjisë elektrike.

Dy kompanitë bashkëpunuan në dhjetëra ankande, duke u paraqitur shpesh si të vetmet pjesëmarrëse për linjat me destinacion Kosovën.

Ndonëse fitimet e saj ishin marramendëse, ndërkohë që s’kishte zyrë dhe vetëm 2 punëtorë, VV-ja i kishte dalë në mbrojtje NOA-s.