Skandali Hekuran Murati mori kundërligjshëm para nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore

Hekuran Murati, më 18 qershor të këtij viti, i kishte marrë afër 11 mijë euro me shkelje të procedurave nga Fondi për Sigurime Shëndetësore për trajtimin e babait të tij në një spital privat në Maqedoni të Veriut.

Hekuran Murati

Hekuran Murati, Ministër në detyrë i Financave, më 18 qershor të këtij viti i kishte marrë afër 11 mijë euro nga Fondi për Sigurime Shëndetësore për trajtimin e babait të tij në një spital privat në Maqedoni të Veriut.

Një ministër që nuk qëndron keq financiarisht, sipas deklarimeve që vetë i ka bërë, dhe merr para nga Fondi i Shtetit është një problem, por jo kryesori.

Paratë publike iu dhanë me shkelje të procedurave.

Nuk u respektua Udhëzimi Administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Sepse, për të marrë para nga fondi janë dy mënyra. Me procedurë të rregullt dhe urgjente.

Në rastin e babait të ministrit Murati, raporti konziliar – dokument i domosdoshëm që duhet për të aplikuar në Fond – ishte i llojit të rregullt, jo urgjent. Por, proceduralisht u trajtua si të ishte urgjent.

Ky raport, që u nënshkrua nga tre mjekë specialistë dhe Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë më 12 maj të këtij viti, tri ditë pasi që pacienti M. Murati u lëshua nga spitali, nuk e specifikoi rastin si “urgjent”, ashtu siç parashihet në modelin e hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Por, kur aplikimi u bë në Fond, u trajtua si i tillë.

Të pyetur nga VOX Kosova, nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore kanë thënë se në asnjë rrethanë një rast i referuar si i rregullt nuk mund të trajtohet si urgjent.

Megjithatë, për ministrin Murati, kanë dalë jashtë rregullave që vetë i kanë vendosur.

Drejtori i Fondit, Amir Keka, e lëshoi fletëzotimin më 13 maj, si formë zyrtare me të cilën fondi merr përsipër obligimet ndaj institucionit shëndetësor.

Kështu, u aplikua neni 6, pika 4, e Udhëzimit Administrativ, që parashikon procedurat për rastet urgjente, ku thuhet se duhet të shkruhet decitivisht fjala “Urgjent”.

Por, sipas raportit konziliar, duhej të zbatohej neni 5, që ka të bëjë me procedurat për rastet e rregullta.

Vendimi i Bordit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike, sipas dokumenteve zyrtare është marrë më 3 qershor. Kjo, edhe pse fillimisht Fondi, në një përgjigje të përgjithshme për këtë rast, kishte deklaruar se vendimi ishte marrë më 5 qershor.

Pagesa për spitalin privat u realizua më 18 qershor.

Shuma e paguar nga fondi ishte 10 mijë e 648 euro e 5 cent.

VOX Kosova ka tentuar që të marrë një përgjigje, por Hekuran Murati nuk u përgjigj – as në telefon, as me mesazh, as drejtpërdrejtë.

Ndryshe nga familjarët e pushtetarëve, çdo qytetar i zakonshëm do të përballej me refuzim nëse aplikimi i tij do të ishte i mangët apo i pakompletuar.

Këtë e dëshmon Shemsi Vitia, një baba i zhgënjyer, i cili për një vonesë tre ditore nuk ka mundur të marrë fondet për trajtimin e djalit të tij 27-vjeçar – ndonëse rasti ishte kategorizuar si urgjent në raportin konziliar.  

Ai ishte detyruar të mblidhte me forca vetanake afër 43 mijë euro për trajtimin e të birit, në po të njëjtin spital privat ku u trajtua babai i ministrit Murati.

Logjika është e thjeshtë.

Në Qeverinë e Vetëvendosjes, nëse je i afërt apo pjesë e pushtetit përfiton mijëra euro nga fondet publike edhe nëse shkelen procedurat.

E kundërta assesi.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos