Vdekja e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj me sopatë, ka nxjerrë në pah dështimin e tërë sistemit të drejtësisë.

Duke nisur nga Policia, Qendra për Punë Sociale, Prokuroria e deri te Gjykata.

Një material i fundit që e argumenton këtë është publikuar nga Klan Kosova.

Në të dëgjohet Arlinda Zekaj duke biseduar me një zyrtar policor, të cilit i referohet si Faruk.

Biseda është skandaloze. Ajo paralajmëron vrasjen e saj, por has në një rezistencë totalisht joprofesionale.

“Ti ndoshta e sheh ndryshe qata, ne e lexojmë ndryshe. Ne jemi në rregull ndaj të gjitha përgjegjësive tona, na jemi në rregull. Ne e kemi obligim sot me të çu deri te dera e shpisë”, i thotë Faruku Arlindës.

“Faruk, Faruk, të lutem. Unë vrahna, s’ka lidhje, por ju keni me u përgjigjë. A po? A është shumë e thjeshtë. Krejt gratë që janë vra qeshtu janë përgjigjë, masi kanë vdekë, a po?”, i kthehet Arlinda.

“Unë ty më nuk kam me të pranu. Personalisht s’kam me të pranu. Se nuk e kam obligim me të pranu”, përfundon Faruku, sipas incizimit të publikuar nga Klan Kosova.

Incizimi brenda videos: