“Unë personalisht jam interesu, edhe kam marrë informacione që Brazili din me prodhu, eksportu mish të kualitetit shumë të lartë.”
Deklaronte Faton Peci ne 2021-en.

Mbi 100 tonë mish të skaduar të Brazilit nga këta që po e lavdon Faton Peci,  kompania “Apetit” kishte planifikuar ta fuste në tregun e Kosovës si mish të freskët nga Brazili, por këtë plan e prishi Mali i Zi, i cili e bllokoi mishin e rrezikshëm në Portin e Tivarit.

Sic njoftuan autoritetet në Mal të Zi, Apetit sillte mish të ngrirë me afat të skaduar, pastaj ia ndryshonte datën në port dhe e fuste për ta shitur në tregun e Kosovës.

Për qytetarët që ta kemi të qartë, një ton mish janë 1,000 kilogramë mish.

Pra, 103 tonë janë rreth 103 mijë kilogramë mish.

Nëse një pako mish është 1 kilogram, bëhet fjalë për rreth 103 mijë pako.

Nëse një familje konsumon mesatarisht 1 kilogram mish në javë, kjo sasi do të mjaftonte për 103 mijë familje për nga një javë.

E meqë një shujtë mish është mesatarisht 200 gram, atëherë i bie që bëhet fjalë për gjysmëmilioni shujta mish me afat të skaduar për familjet në Kosovë.

Në njoftimin e Drejtorisë së Doganave të Malit të Zi thuhet “punëtorë të angazhuar nga një kompani nga Kosova, me mjete për heqjen dhe vendosjen e etiketave, kanë hequr deklaratat origjinale, në të cilat ishte shënuar se kishte skaduar afati i përdorimit të mishit të ngrirë të gjedhit. Më pas, janë vendosur deklarata të reja të falsifikuara, me një afat të ri, përkatësisht të ndryshuar, të përdorimit.”

Pra kompania kishte njohuri për afatin e skaduar dhe është angazhuar vetë ta mbulojë këtë krim.

Gjatë kontrollit thuhet se është konstatuar se afati i përdorimit të mishit kishte skaduar më 14 maj 2026. Dhe kjo nuk është hera e parë që kjo kompani tenton të sjellë mish të skaduar të Brazilit për ta nxjerrë në treg si të freskët… Kur ky skandal ishte bërë publik në 2024-tën, ministri i atëhershëm Faton Peci insistonte ta  mbronte me endje mishin e Brazilit…

Brazili është njëri prej ekpsortuesve nëse s’gaboj në mesin e tre prej eksportuesve më të mëdhenj të mishit në gjithë globin” deklaronte Peci.