SKANDAL Keqpërdoruan 3 milionë euro, iu ngreh aktakuzë, por prapë dy zyrtarë të MINT qëndrojnë kundërligjshëm në pozita

Lipovica dhe Gara kanë aktakuzë për keqpërdorimin e rreth tre milionë eurove nga rezervat shtetërore si zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), por pavarësisht kësaj ata vazhdojnë të shkojnë në punë dhe të paguhen nga buxheti i shtetit, përkundër se kjo bie ndesh me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Ky është Irfan Lipovica. Ndërsa ky është Hafiz Gara.

Të dy këta kanë aktakuzë për keqpërdorimin e rreth tre milionë eurove nga rezervat shtetërore, si zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Por, pavarësisht aktakuzës ata vazhdojnë të shkojnë në punë dhe të paguhen nga buxheti i shtetit, përkundër se kjo bie ndesh me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Neni 69 i ligjit, “Pezullimi sipas detyrës zyrtare”, në pikën 1.5 thuhet se pezullimi ndodhë atëherë kur “ndaj nëpunësit civilë është incizuar procedurë penale për kryerje të veprës penale gjatë ushtrimit të funksioneve…”

Por, në vend të suspendimit, ata kanë gjetur privilegje nga ministrja Rozeta Hajdari, e cila po ashtu është bashkë me ta në aktakuzë.

Madje, Lipovica është emëruar anëtar i një grupi koordinues ndërinstitucional në Qeveri dhe po merr pjesë në udhëtime zyrtare.

VOX Kosova ka kërkuar sqarime nga MINT, por ministria ka zgjedhur heshtjen.

Më 11 nëntor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj ministres Hajdari, ish-zëvendëssekretarit Irfan Lipovica dhe drejtorit të Rezervave Shtetërore Hafiz Gara.

Sipas aktakuzës, ata në bashkëveprim kanë anashkaluar ligjin, duke realizuar blerjen e grurit, vajit dhe sheqerit përmes procedurës së negocimit, ndonëse ligji kërkonte procedurë të hapur.

Ata kishin për qëllim ta kufizonin konkurrencën dhe ta favorizonin një operator të caktuar ekonomik duke i shkaktuar dëm milionësh buxhetit të shtetit.

Në aktakuzë thuhet se Gara, në koordinim me Lipovicën dhe Hajdarin, kishte kërkuar përjashtim nga procedurat e prokurimit, ndërsa Lipovica, më 3 mars 2022, kishte formuar një Komision për negocimin e kontratave, pa asnjë bazë ligjore.

Operacioni i tyre jashtëligjor rezultoi fatal.

Mallrat e rezervave shtetërore u porositën përmes personave privat e në kompani fantome polake e turke.

Paratë u dhanë e mallrat nuk erdhën kurrë.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin