Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje ka skandalizuar me një deklaratë për ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili po mbahet në Hagë.
Ai, teksa ka folur në seancën për energjinë në Kuvend, ka devijuar nga tema duke shpreshur dëshirën e tij që ish krerët e UÇK-së të dënohen përjetshëm.
“Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe ju që shpresoni se një ditë lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, ka deklaruar ai.
Pas tij kanë folur Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu dhe shefja e grupit paramentar të VV-së duke thënë se deklaratat e tij nuk i përfaqësojnë qëndrimin e këtij subjekti.
Geci edhe më herët është shprehur kundër luftës së UÇK-së, duke mos votuar për rezolutën për mbrojtjen e luftës së UÇK-së.









