Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot, në një konferencë të përbashkët për media me homologun kosovar, Glauk Konjufca, është pyetur në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku ka thënë se nuk informacione, por shtoi se është diçka që duhet t’i kushtojë vëmendje.
“Për të qenë plotësisht i ndershëm me ju, unë nuk kam krejt detajet në lidhje me situatën mbi të cilën ju folët, pra me gjasë është diçka që duhet t’i kushtoj vëmendje. Pra, unë s’do improvizojë asnjë lloj përgjigje, nuk do të bëj asnjë lloj gabimi”, deklaroi Prevot, pasi që u pyet për shqetësimet që janë ngritur në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai deklaroi se do ta pyes ekipin e tij për ta kontrolluar situatën dhe “do t’i dërgoj një porosi kolegut tim, duke shpjeguar pozicionin e Belgjikës në lidhje me situatën”. “Pra, do të jetë e mundur që të jap një përgjigje të qartë…”, shtoi ai.
Jashtë kësaj, kryediplomati belg theksoi se në mënyrë aktive do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. “Jo [për anëtarësim] në të ardhmen, por tani. Është koha”, deklaroi ai.









