Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas dështimit të sërishëm të seancës konstitutive të kuvendit, ka thënë se subjekti që ai udhëheq “nuk voton asnjë kandidat për kryetar, i cili më herët ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti”.

“PDK e përsërit qëndrimin e vet. Ne do të votojmë një kandidat apo kandidate të pranueshme nga radhët e partisë së parë, që s’ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit. Nuk ka vota për Albulena Haxhiun, nuk ka vota as për ministrat e Qeverisë së Kurtit. Emrat nuk ia imponoj Vetëvendosjes”, potencoi Krasniqi.

Albulena Haxhiu e Donika Gërvalla ishin emrat që Vetëvendosje nxori sot në votim për kryeparlamentare. Por, të dyja dështuan. 57 deputetë votuan pro, 56 kundër, ndërsa tre abstenuan në të dy rastet.